Showtime

Vila luksoze miliona dollarëshe e Drake

11/12/2021 14:16
nga:Genita C

Vila quhet “Elements”, dhe kap vlerën e 65 milionë dollarëve, është rinovuar plotësisht gjashtë vite më parë. Në oborrin e saj ndodhet një ulli 150-vjeçar dhe vila përbëhet nga shtatë dhoma gjumi dhe 14 tualete.

Mobiliet janë punuar me shije nga marka luksoze italiane ‘Minotti’. Ka pajisje elektroshtëpiake ‘Gaggenau’ në kuzhinën kryesore si dhe një kinema ku hyhet përmes një shkalle spirale. Po ashtu, të gjithë mund të shijojnë edhe një xhakuzi në tarracë.

Arkitektët thonë se dekorimi i dhomës kryesore të ndenjes është frymëzuar nga çelësat e pianos.

Kjo vilë për herë të fundit është shitur në vitin 2014 me shumën prej 15 milionë dollarë, ndërkohë çmimi i vilës është rritur akoma më shumë.