Ish-drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ,a treguar se vila e Milan Radoiçiqit është nderuar në vitin 2019. Kjo sipas tij dëshmohet edhe me gjeoportalin.
“Nëse gjeoportali i shtetit është i saktë, vila është ndërtuar dikur në periudhën 2019 e tutje. Nëse s’ka leje, s’e rrok’ legalizimi po e rrok’ bageri ??. Pra, nuk është ndërtuar qe 10 vjet, as qe 15, por në 5 vitet e fundit”, ka treguar ai përmes një postimi në Facebook.
Tahiri ka treguar se përmes kësaj ortofotoje janë rrënuar objektet dhe rrënojnë ende inspektoratet.
“Dëshmi: Ortofotoja e gjeoportalit, shtator 2018. Vendi në të cilin është sot vila, duket se ishte livadh e mal. Përmes kësaj ortofotoje kemi rrënuar dhe rrënojnë ende inspektoratet. Punë të mbarë ❤️”.


