Sporti

Viktoria Plzen në formë fantastike në 5 ndeshjet e fundit, ‘mesazh’ për Ballkanin

09/21/2023 11:16
nga:Mergim Rreci

FC Ballkani e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar dje drejt Çekisë, atje ku do të përballet me Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, atje ku kërkohet një rezultat sa më pozitiv nga të drejtuarit e Ilir Dajës.

Skuadra çeke është në formë fantastike në javët e fundit, duke arritur 5 fitore nga 5 ndeshje sa i ka zhvilluar. Madje, kanë një bilanc fantastik edhe në numrin e golave të realizuar, duke shënuar 19, kurse ka pranuar vetëm 5.

Në anën tjetër, Ballkani në 5 ndeshjet e fundit ka 3 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.

/GazetaBlic Sport/