Lajme

Viktimat në Tetovë babë e bir, në pranga 60-vjeçari që vrau kushërinjtë për parkimin

12/27/2023 18:36
nga:Y I

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tetovë.

Policia e Maqedonisë së Veriut bën me dije se për vrasjen e 2 personave në fshatin Çellopek është arrestuar 60 vjeçari I.I.

Ky i fundit 60 ka lënë të vrarë babë e birë 52 vjeçar dhe 28 vjeçar.

Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori. Mësohet se 60-vjeçari ishte kushëri me viktimat.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.

“Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.

/Euronews Albania/

Sherr për parkimin, raportohet për dy të vrarë e dy të plagosur në Tetovë