Lajme

Viktimat e tragjedisë në Koçan do të varrosen në vend të veçantë, dalin pamjet

03/18/2025 08:45
nga:Sh R

Në Koçan të Maqedonisë së Veriut po përgatitet një varrim kolektiv për të vdekurit nga zjarri në një lokal nate. Autoritetet lokale i kanë rekomanduar Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Vodovod” që të marrë vendim për zgjerimin e parcelave te varrezat e qytetit dhe caktimin e një vendi të veçantë për të vdekurit nga zjarri.

Reuters publikoi pamjet e një ekskavatori duke gërmuar varre.

Për vdekjen e 59 personave është mbajtur protestë dje në Koçan.

Protestuesit hodhën vezë në godinën e Komunës duke iu drejtuar kryetarit të komunës: “Vrasës, dilni jashtë”. Në protestë prezent ishine edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis 59 personave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri.

Kryetari i Komunës së Koçanit, pas tragjedisë që goditi qytetin ku humbën jetën 59 të rinj, dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij.

Qeveria në Maqedoni të Veriut ka shpallur shtatë ditë zie. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.