Lajme

Viktimat e aksidentit në Shirokë të Suharekës janë 20 dhe 31-vjeçar nga Prizreni

04/28/2024 20:25
nga:G C

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona.

Personat e vdekur janë nga Komuna e Prizrenit.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.