Lajme

Vijojnë dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, radhë të gjata në dorëzimin e kutive

04/25/2021 22:01
nga:Gazeta Blic

Teksa komisionerët kanë nisur me numërimin në Pustec të Korçës, në rrethe të ndryshme të Shqipërisë vijon trasportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Në Sarandë, Kukës, Kavajë, Shijak dhe Shkodër komisionerët ndodhen në radhë për dorëzimin e kutive të votimit.

Ndërkohë, kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit votuan 48.59 për qind e votuesve, teksa ende nuk janë grumbulluar të gjitha të dhënat nga qendrat e votimeve./TCH