Cool

“Vijnë me të dashurat fshehurazi”, kirurgu plastik ua nxjerr “të palarat” politikanëve shqiptarë

05/05/2021 10:44
nga:G C

Tashmë jo vetëm gratë iu nënshtrohen ndërhyrjeve estetike, por kjo është kthyer në trend edhe për meshkujt.

Kirurgu plastik, Panajot Papa, ka folur për ndërhyrjet estetike të burrave, që në vendin tonë shihen me shumë paragjykim dhe bëhen fshehurazi.

Ai pranoi se i kanë shkuar shumë politikanë të njohur për të kryer botoks apo trajtime të tjera estetike dhe nuk shkojnë të pashoqëruar.

“Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion. Më ka ndodh të më vijë një politikan kur isha në Angli, nuk ishte me bashkëshorten, por me një vajzë tjetër. M’u lut që të ruaja privatësinë”, tregoi ai në emisionin ‘Ftesë në 5’.