Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, thotë se akoma nuk kanë diskutuar me paritë politike për koalicionet e mundshme në Podujevë, shkruan Gazeta Blic.
Bulliqi, i cili është kryetari aktual i Podujevës në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, deklaron se aktualisht janë duke bërë një analizë të asaj se çfarë ndodhi të dielën e 17 tetorit.
“Ende nuk kemi diskutime, ende jemi duke e analizuar çështjen e votës, çështjen e lëshimeve që kanë mundur të ndodhin në këtë proces, e tek më vonë do të fillojmë procesin e koalicioneve”, deklaron Bulliqi.
Duke mos dashur të ofroj detaje rreth procesit të koalicionit, ai shton se të gjithë qytetarët e Podujevës do t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë.
“Ne të gjithë qytetarët e Podujevës i trajtojmë në mënyrë të barabartë“, thotë ai.
Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë më së shumti vota në garën për kryetar të Podujevës, pas numërimit të votave të rregullta. Ai ka marrë 44,30% të votave, ndërsa Bulliqi është radhitur i dyti me 44,00%.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor do të jetë edhe komuna e Podujevës.
Abdixhiku: Ekrem Hyseni e ktheu LDK-në si parti e parë në Podujevë