Sulmuesi legjendar italian, Christian Vieri, është i kënaqur me mbërritjen e Luka Modric në Milan.
“Është një mundësi unike. Absolutisht do ta sillja për një vit”, tha Vieri, i cili me 23 gola në 49 paraqitje është golashënuesi i nëntë më i mirë për ekipin kombëtar italian të të gjitha kohërave.
Bobo thotë që përvoja dhe klasi i Modricit janë asete të mëdha për çdo ekip.
“Në Itali, një lojtar i klasit të tij mund të luajë 40 ndeshje me një cigare në gojë”, tha Vieri për Corriere della Sera.
Modriç do të festojë ditëlindjen e tij të 40-të në shtator, por Vieri thotë se klasi nuk ka datë skadimi dhe do të dalë në pah në Serie A sepse në kampionatin italian, taktikat fitojnë mbi forcën fizike.
“Luca do t’u tregojë lojtarëve të rinj mënyrën më të mirë për t’u bërë futbollistë të vërtetë”, tha Bobo Vieri.
/GazetaBlic Sport/


