Sporti

Vieri: Anglia ka një skuadër të jashtëzakonshme, i shoh si favorit për Euro2020

06/08/2021 09:01
nga:L J

Christian Vieri, në profilin e tij në Twitch, vlerëson Anglinë, të cilën ai e sheh si një nga kandidatët për fitoren përfundimtare të Kampionatit Evropian.

Kampionati evropian, Euro2020 do të fillojë të premten, ndërsa Vieri e sheh Anglinë si kombëtaren favorite për të triumfuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Anglia ka një ekip të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm, madje edhe në stol ata me të vërtetë kanë shumë lojtarë të mirë. Për mua është minimalja që mund të arrijnë është në gjysmëfinale, si në Kupën e Botës. Sancho është shumë i fortë”, tha Vieri.

Vlen të potencohet se Anglia është në grup me Skocinë, Kroacinë dhe Çekinë.

/GazetaBlic Sport