Situata me koronavirus në futbollin anglez është ende e rënduar.
Shumë lojtarë dhe trajnerë janë prekur nga virusi dhe nuk po mund të paraqiten në ndeshje, disa duele madje edhe janë shtyer, shkruan GazetaBlic Sport.
Së fundmi, trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Vieira nuk do jetë në gjendje të jetë në stolin e Crystal Palace sot ndaj Spurs pasi ndodhet në izolim.
Në të njëjtën situatë është edhe trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard i cili do mungojë sot ndaj Chelseat.
/GazetaBlic Sport/


