Sporti

Vidhte këpucët e shokëve të skuadrës dhe i shiste në internet, pezullohet futbollisti i Bordeaux

04/01/2022 09:24
nga:E K

Një ngjarje sa e rëndë, aq edhe qesharake vjen nga klubi francez i Bordeaux.

Protagonist është një futbollist i ekipit të të rinjve, i cili vidhte këpucët e lojtarëve të skuadrës së parë dhe i shiste në internet.

Djaloshi ia kishte dalë ta bënte këtë veprim prej kohësh në fshehtësi, por ishte pikërisht një sherr me ish të dashurën, që solli edhe zbulimin e skandalit.

Kjo e fundit denoncoi veprimin e futbollistit, ndërsa klubi i Bordeaux reagoi menjëhere, duke pezulluar dhe gjobitur djaloshin 17-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.