Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku xhamia e zonës është vjedhur gjatë natës.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se autorët, ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej rreth 5 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Imami i xhamisë së Dragostunjës ka konfirmuar ngjarjen e cila është një nga më të rëndat e ndodhura aty./Euronews.al