Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në rrugën “17 Shkurti” në Skënderaj.
Policia bën me dije se viktimë e rastit është një mashkull kosovar, të cilit i është vjedhur automjeti me targa të huaja.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën kohore nga 19 dhjetori deri më 2 shkurt të këtij viti.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të dyshuar.


