Lajme

Vidhet një shtëpi në Gjilan, arrestohen tre të rinj

05/10/2024 16:18
nga:Sh R

Tre persona janë arrestuar për një rast të vjedhjes së një shtëpie në Gjilan.

Policia thotë se një shtetas i Kosovës kishte denoncuar rastin në polici duke deklaruar se persona të panjohur duke hapur me dhunë një dritare kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur sende me vlerë.

Më pas, policia pas marrjes së informatave ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve kosovarë.

Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar B. K. (2004) dhe F. Sh. (2000). Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale që ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë të vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një orë për meshkuj e markës ,,Michael Kors’’, si dhe disa bizhuteri për femra dhe një palë patika të markës ,,LOUIS VUITTON’’. Vlen te cekët se armët e zjarrit nga te dyshuarit i ka blere i dyshuari R. Sh. (2002)”, ka njoftuar policia.