Lajme

Vidhet një kasafortë me para në Viti

04/28/2024 13:00
nga:G B

Të shtunën në Viti është vjedhur një kasafortë me para.

Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në objektin ku ishte kasaforta.

Policia bën të ditur se rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë kasafortën që gjendet brenda objektit dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme”, shkruhet në njoftim.