Të hënën rreth orës 09:00 në polici të Prizrenit, pronari i një argjendarie ka raportuar se i është vjedhur ari dhe argjendi në një shumë të konsiderueshme.
Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Vesel Gashi, për Klankosova.tv deklaroi se bashkë me prokurorinë po e hetojnë si rast, i cili po trajtohet si “vjedhje e rëndë”.