Lajme

Vidhen stoli ari dhe një pushkë gjuetie në Senik të Malishevës

11/22/2025 10:47
nga:Y I

Një person nga fshati Senik i Malishevës ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë dje në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se viktimës i janë vjedhur stoli ari dhe një pushkë gjuetie.

Rasti po hetohet nga organet e rendit.