Lajme

Vidhen para në një pompë të derivateve në Kaçanik

06/16/2021 08:48
nga:Y I

Të martën në orët e hershme të mëngjesit në një pompë të derivateve në Kaçanik është raportuar se një person i dyshuar nën kërcënim i ka grabitur punonjësit 40 euro.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, ku i dyshuari nën kërcënimin e armës së ftohtë, thikës i ka grabit 40 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Kaçanik, 15.06.2021-03:50. Viktima mashkull kosovar punëtor i pompës se derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro dhe është larguar ne drejtim të panjohur”, thuhet në raport.