Lajme

Vidhen para dhe ari në një shtëpi në Viti

06/20/2023 09:34
nga:Genita C

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur një sasi të parash dhe stoli të ndryshme në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur të hënën në Viti rreth orës 22:00.

“Viti 19.06.2023-22:20 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi parash si dhe stoli të ndryshme ari dhe argjendi”.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij vazhdon në procedure hetimore.