Lajme

Vidhen dy vetura zyrtare në oborrin e qendrës së punësimit në Zveçan, ishin donacion

04/03/2024 10:11
nga:Sh R

Një person ka raportuar se të premten janë vjedhur dy vetura zyrtare në oborrin e qendrës së punësimit.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se veturat ishin donacion për këtë qendër.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e qendrës së punësimit, janë vjedhur dy vetura zyrtare te cilat ishin donacion për këtë qendër”, thuhet tutje në raport.