Lajme

“Videot e partisë, marrëveshja me Serbinë”- VV-ja po synon një skenar “Kurti1”

10/12/2022 13:38
nga:Y I

“Marrëveshja përfundimtare me Serbinë, videot propaganduese të tyre, sjellja ndaj sindikatave”, janë disa nga situatat që po i provokon zoti Kurti për t’u vet rrëzuar nga pushteti .

Kështu po deklaron njohësi i çështjeve politike në vend, Shemsi Jashari.

Jashari në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, deklaroi se ai po tenton të përsërisë një skenar “Kurti1” për të luajtur sërish rolin e viktimës.

“Rrëzimi i qeverisë “Kurit I”, nga opozita LVV-së iu përkthye në më shumë besim qytetarë duke arritur mbi 5o% të votave. Duket se z.Kurti, i nxitur nga kjo mbështetje qytetare në zgjedhjet e kaluara beson se opozita, nuk guxon dhe nuk është gati të shkojë në këtë fazë në zgjedhje, në mënyrën e njëjtë me herën e fundit duke e rrëzuar qeverinë. Prandaj, z. Kurti, po nxitë dhe provokon situata të ngjashme nga të cilat në rast rrëzimi të kishte një “alibi” për të luajtur viktimën dhe për të fituar prapë. Përndryshe nuk ka si të kuptohet ndryshe sjellja pa respekt, për opozitën, sindikatat, mediet, shoqërinë civile dhe cilindo që nuk pajtohet me politikat e z. Kurti. Tashmë që afati për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë po ofrohet dhe presioni ndërkombëtar po shtohet duket që z.Kurti, me qejf do të shkonte në zgjedhje për të ndarë përgjegjësinë rreth marrëveshjes finale me Serbinë”, thotë ai.

Jashari tuje shprehet se tashmë kjo ‘lojë’ e kryeministrit Kurti, është kuptuar nga opozita.

“Duket se Opozita e ka lexuar drejtë gabimin e bërë duke rrëzuar qeverinë “Kurti I” dhe nuk po bie në provokime të tija, duke e lënë z. Kurti për përballet me sfidat dhe problemet dhe të shpenzohet para qytetarëve”, thotë ai.

Ndërsa, ndryshe po mendon Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta.

Rrusta tha se është gabim të mendohet se kjo qeveri do të vetë rrëzohet.

Ajo theksoi se lloji i partisë është i tillë më shumë në nivelin moralizues sesa tek politikat.

“Ne nuk mendojmë si të tjerët se kjo Qeveri mundet veç mu vetrrëzu. Kjo Qeveri kështu siç është, kjo që është e ka marrë legjitimitetin e madh popullor për me Qeverisë. Ne, e dimë se ka shumë shkarje, mirëpo lloji i partisë në pushtet është ma shumë në nivelin diskursiv moralizues sesa tek politikat. Rrjedhimisht edhe njerëzit që i ka pasur janë të një mendësie të tillë. Dua të them se kjo nuk e rrëzon qeverinë Kurti, është gabim të mendohet se ata kanë me u vetrrëzu, ata nuk do të vetrrëzohen. Mënyra e vetme është me i rrëzua. Kërkohet një angazhim më i madh i partive politike opozitare në parlament, jashtë parlamentit, shoqëri civile, etj. Nuk mundesh me prit nga ata që janë rritur nga ky diskurs të rrëzohen nga ky diskurs, është qasje e gabuar. Përderisa opozita po pasivizohet përmes kësaj qasjeje ata në fakt  po punojnë në drejtimin që i kanë marrë votat”, deklaroi Rrusta për “Gazeta Blic”.

Analisti, Gazmir Raci, i ka cilësuar të panevojshme videot e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Raci theksoi se Qeveria duhet të merret më shumë me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

“Videot e VV-së kanë qenë të panevojshme, duket që LVV-ja dëshiron t’ua sjellë në memorie njerëzve të Kosovës se ende ka probleme nga e kaluara. Por unë prapë po them që është mirë që ekzekutivi të koncentrohet shumë më shumë në rezultate të prekshme dhe zhvillim ekonomik dhe social të Kosovës  po ashtu që të jetë proaktiv në dialogun e Brukselit që të arrihet tek marrëveshja më shpejt” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”.

Videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje ditët e fundit kanë vënë në shënjestër pushtetin 20 vjeçar dhe ish-liderët kryesorë të vendit.

Ata i akuzojnë për korrupsion dhe si shkatërrues të shtetit.

Një ndër personat e përmendur në video është edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa u kundërpërgjigj duke thënë se Kurti i kishte shkuar disa herë në shtëpi dhe e kishte lutur për të qeverisur.

“Kjo është në kundërshtim me atë që ka ndodhë më parë sepse është vetë Albin Kurti i cili ka ardhë disa herë në shtëpinë time në Prishtinë, ka ardhë edhe në Prapashticë, për të më lutur që ne të qeverisim bashkë dhe në qoftë se Albin Kurti atëherë më ka cilësuar mua si zhvatës, keqpërdorues apo si njeri i korruptuar, atëherë shtrohet pyetja pse ka ardhë tek unë që të kërkoj të qeverisim bashkë. Mund ta lidhi edhe këtë, se djali im i cili është akuzuar sot, e ka pru Albin Kurtin disa herë në fshat atje dhe në asnjë rast nuk është distancuar nga familja ime dhe ai, që mos të vjen të kërkojë të punojmë bashkë. Tash këto janë veprime politike, të cilat po i bëjnë me qëllim të njollosjes të tjerëve. Sepse qeveria ime ka qenë qeveri pa asnjë rast të korruptimit nga fundi i vitit 2014 deri në vjeshtën e vitit 2017, asnjëherë një nga ministrat e mi nuk është akuzuar për korrupsion”, tha ai raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Mustafa: Albin Kurti ka ardhë disa herë në shtëpinë time në Prapashticë për të mu lutur që të qeverisim bashkë