Showtime

Videoja e Atdheut bën xhiron e rrjetit, ai kujton Borën

01/13/2022 12:33
nga:Donika Fetahu

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina dhe moderatorja Bora Zemani, janë përfolur mjaftë shumë për një lidhje mes tyre, e cila u mohua kategorikisht nga të dy palët.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video e Atdheut, e cila ngrit dyshimet se mes tij dhe Borës mund të ketë diçka, shkruan GazetaBlic.

Xhani Demika ka publikuar videon teksa duket Atdheu duke kërcyer, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte mbishkrimi i videos nga ana e Atdheut, “ Sa ftoht është bërë” kishte shkruar ai, bashkangjitur ka vendosur një emoji të borës.

Dyshimet janë ngritur menjëher nga fansat e tij duke u përfolur se emoji i vendosur nga ai është me nënkuptim për Bora Zemanin./GazetaBlic/