Showtime

Video virale e Depp, fryn hundët për të penguar ish-gruan e tij të dëshmojë në gjyq

05/20/2022 17:47
nga:G C

Gjyqi Depp – Heard po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe çdo ditë e më shumë po mësohen detaje të reja pikante nga martesa e tyre.

Aktori 58-vjeçar, Johnyy Depp po padit ish – bashkëshorten e tij Amber Heard, për shpifje pasi ajo publikoi një shkrim në The Washington Post në 2018 duke iu referuar vetes si një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje, dy vjet pasi ajo bëri kërkesë për divorc dhe një urdhër ndalimi.

Por, së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale një video në cilën Depp shihet duke fryrë hundët duke penguar kështu ish – gruan e tij të dëshmojë.