Lajme

Video/ Rrëfimi i pacientit që doli pozitiv me COVID-19 një ditë pas vaksinimit

08/27/2021 00:03
nga:Gazeta Blic

Një pacient që po trajtohet në Klinikën e Mjekësisë Sportive ka rrëfyer për Klan Kosova se ka dalë pozitiv me virusin COVID-19, një ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Ai tha se nuk ishte infektuar asnjëherë më parë me virusin.

Megjithatë ai bëri thirrje për të gjithë që të vaksinohen sa më shpejtë dhe të mbajnë distancën e nevojshme.

Tutje, pacienti u shpreh i lumtur me trajtimin që po e merr nga stafi i klinikës, i cili pothuajse është mbushur me pacientë të prekur nga COVID-19.