Lajme

VIDEO| Parakalimi i PK-së dhe FSK-së në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

02/17/2025 15:58
nga:Genita C

Në përvjetorin e 17 të Pavarësisë së Kosovës, një nga momentet më emocionuese dhe të dashura për publikun ishte parakalimi i njësiteve të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Ata para zyrtarëve shtetërorë e qindra qytetarëve parakaluan në sheshet e Prishtinës.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.