Gazeta beogradase “Danas” sot ka botuar një tekst lidhur me paraqitjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojçiq nga Veriu i Kosovës.
Titulli i lajmit për Radojçiq është:”Radojçiq si Arkani i viteve të 90-ta, atje ku të tillët na kanë mbrojtur nuk ka mbet askush prej serbëve”!, shkruan GazetaBlic.
Ndër të tjera në këtë tekst kryetari i Lëvizjes së lirë popullore në Serbi, Mirosllav Paroviq ka deklaruar për gazetën beogradase “Danas” që presidenti i Serbisë ka dërguar njeriun e tij për operacione speciale, Millan Radojçiqin, që sikurse Arkani i viteve 90, por tash përmes video porosive të cilat kanë për qëllim përshpejtimin e zhvendosjes së serbëve e jo mbijetesën e tyre.
Ai ko pohuar se të tillët si Radojçiq e Arkani i viteve 90′ këdo që kanë mbrojtur kurrë askush s’ka mbetur në atë vend.