Lajme

VIDEO: Largohet nga Banjska një autoblindë që u përdor nga sulmuesit serbë

09/26/2023 11:12
nga:Genita C

Policia e Kosovës e ka sekuestruar autoblindën që dyshohet se është gjetur sot në mëngjes në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit.

Brenda kësaj autoblinde dyshohet se ka pasur lloje të ndryshme të armatimit, teksa ajo është përdorur nga grupi terrorist serb gjatë sulmit mbi Policinë e Kosovës, të dielën, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.