Sporti

VIDEO/ “It’s coming home”, portieri i Danimarkës tallet keq me shprehjen e tifozëve anglez

07/06/2021 21:25
nga:Mergim Rreci

Danimarka do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Anglinë për gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Europian.

Në konferencën për shtyp prag sfidës së nesërme, portieri i danezëve Kasper Schmeichel u bë protagonist duke ngacmuar keq kundërshtarët e sfidës së nesërme.

Gazetari anglez e pyeti gardianin: ‘’Duhet të keni dëgjuar për frazën ‘’Po vjen në shtëpi’’, çfarë do të thotë për ty që ta ndalosh të vijë në shtëpi’’.

Schmeichel u përgjigj me finesë: ‘’A ka ndodhur ndonjëherë kështu? Domethënë e keni fituar ndonjëherë Europianin?’’, më pas gazetari i përmendi Kupën e Botës të fituar nga anglezët në vitin 1966, por gardiani përsëri ju përgjigj: ‘’E kisha fjalën për Kampionat Europian’’.

Këto fraza kanë bërë xhiron e rrjetit duke tërbuar dhe tifozët anglez pasi Schmeichel  aktivizohet në Premier League tek Leicester.