Lajme

VIDEO E RËNDË/ Të moshuarin e nisin për në morg, por është ende gjallë

05/02/2022 23:22
nga:Gazeta Blic

Një pacient i një shtëpie të moshuarish në lagjen Puoto të Shangait u shpall gabimisht i vdekur dhe u dërgua në morg teksa ishte ende gjallë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon punonjësit e zyrës së funeralit në momentin që kuptojnë se burri ishte ende duke marrë frymë.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe thuhet se tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet lokale konfirmuan incidentin dhe thonë se kishte nisur një hetim për ngjarjen.

Shtëpia e të moshuarve kërkoi falje për incidentin. Shumë komente zemërimi u shfaqën në rrjetet sociale kineze dhe në Twitter. “Kjo është një vrasje – shkroi një përdorues i rrjetit Weibo.