Sporti

VIDEO: Disa nga momentet fantastike të Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Francës

06/29/2021 08:23
nga:Mergim Rreci

Granit Xhaka zhvilloi paraqitje fenomenale ndaj Francës në ndeshjen e mbrëmshme të fazës së eliminimit direkt të Euro2020.

Zvicra kaloi tutje në çerekfinale të Euro2020 pasi triumfoi në penallti ndaj kampionëve të botës me rezultatin 5-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes si dhe mori shumë komplimente nga pothuajse mbarë opinioni sportiv.

Këto janë disa nga momentet e tij më të mira gjatë ndeshjes së mbrëmshme.