Lajme

Video/ Dëshmitarët thonë se një person me mjekër la në Qendrën Tregtare një çantë të dyshimtë që nga që nga ora 15:00

05/06/2021 23:40
nga:Gazeta Blic

Dëshmitarët e Qendrës Tregtare në Zonën Industriale, në të cilën dyshohet për mjet shpërthyes, kanë rrëfyer në kushte anonimiteti për Klan Kosovën, se një person me mjekër rreth orës 15:00 kishte lënë një çantë dore brenda hapësirave të këtij objekti.

Sipas tyre, nuk dihej se ç’kishte brenda saj, ndërsa dyshimet për mjet shpërthyes erdhën kur personi në fjalë, as pas shtatë orësh nuk është kthyer për ta tërhequr çantën për të cilën tashmë policia është alarmuar dhe po punon në zbardhjen e këtij rasti.

 

Gjendet një mjet shpërthyes në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovës, Policia po merret me rastin