Lajme

VIDEO | Bedri Hamza: Shëndetësinë do ta transformojmë në nivel vendi, siç e bëmë në Mitrovicë me 180% rritje të investimeve

08/03/2024 12:05
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se shëndetësia është një nga prioritet kryesore të qeverisjes së tij.

Hamza ka thënë se ka një rritje prej 180 % të buxhetit për furnizim me barna dhe material shëndetësor.

“Nëse e krahasojmë fundin e vitit 2023 me vitin 2021 kemi një rritje prej 180% të buxhetit për furnizim me barna dhe material shëndetësor.Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ne kemi arritur të punësojmë 20 mjekë dhe staf mbështës profesional, që gjithsej janë 89. Ne do të vazhdojmë me punësimin e të gjithë mjekëve të cilët arrijnë që ta përfundojnë fakultetin dhe normalisht të kthehen dhe ti shërbejnë qytetarët e Mitrovicës. Përtej rritjes së buxhetit për barnat esenciale dhe material mjekësor ne kemi arritur që të bëjmë investime kapitale që asnjëherë nuk kanë ndodhë në të kaluarën në Mitrovicë. Duke filluar nga Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare që është një objekt jashtëzakonisht funksional dhe i nevojshëm për qytetin e Mitrovicës dhe me përgjegjësi e them që është një prej objekteve më të bukura, më funksionale që do të jenë në Kosovë por edhe përtej saj i cili pritet që të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës dhe të të punësuarve në QKMF deri në fundvit” tha Hamza raporton ‘Gazeta Blic’.