Matt Wright është një dashamirës i zvarranikëve, i cili njihet në Australi për kontaktin e afërt që ka me krokodilë dhe gjarpërinj, duke rrezikuar jetën në emisionin tij për ‘National Geographic’.
Sidoqoftë, eksperti i zvarranikëve akuzohet se rrezikoi sigurinë e të birit, pasi e filmoi atë duke luajtur me një gjarpër të madh.
“Të mësosh punën”, shkruhet krahas videos në fjalë, e cila u publikua në Instagram nga vetë Matt.
Videoja tregon djalin 2-vjeçar që tërheq bishtin e një gjarpri të quajtur “Python Olive”, që konsiderohet si gjarpri i dytë më i madh i Australisë me një gjatësi maksimale mbi 3 metra.
Në një moment, zvarraniku i madh përpiqet të mbështillet rreth një shtylle druri, duke bërë që babai të nxisë djalin e tij që ta “tërheqë atë”, raporton oranews.
Videoja i ndau shikuesit më dysh, një pjesë e tyre akuzojnë prezantuesin televiziv për vënien në rrezik të jetës së 2-vjeçarit.
Ndërsa të tjerë vlerësojnë faktin që Matt mëson vogëlushin të mos ketë frikë dhe të respektojë kafshët e egra.
View this post on Instagram