Sporti

Video-analisti i ri, Bledion Fazliu përforcon Trepçën 89′, klubi mitrovicas e ka seriozisht për inkuadrim në Superligë

03/11/2025 09:52
nga:Lorik J

Puna e video-analistit luan rol të jashtëzakonshëm në futbollin modern.

Edhe klubet në Kosovë tash e një kohë kanë filluar të angazhojnë në klubet e tyre video-analist të avancuar, për t’i ndihmuar ekipit në përmirësimin e paraqitjeve në fushat e blerta, poashtu edhe në njohjen dhe analizën sa më të mirë të kundërshtarëve.

Klubi i fundit që është bërë me video-analist në vendin tonë është Trepça 89′, që po synon inkuadrimin në Superligë, andaj ky veprim, duket se ka ardhur në momentin e duhur.

GazetaBlic Sport mëson se nga sezoni pranveror, KF Trepça 89′ ka angazhuar Bledion Fazliun si video-analist në klub dhe tashmë kjo po iu shërben pozitivisht.

Fazliu ka kryer shkollimin e nevojshëm dhe ka ndjekur disa trajnime në ekipin e FC Barcelonës, teksa kishte punuar edhe si ndihmës trajnerë në të kaluarën edhe tek Vllaniza e Pozheranit dhe Flamurtari.

/GazetaBlic Sport