Sporti

Vidal drejt nga Inter, pritet të transferohet te skuadra braziliane

06/09/2022 14:47
nga:E K

Nga Kili janë të sigurt, Arturo Vidal ka gjetur marrëveshjen me Flamengon dhe në ditët në vijim do të shpallet si përforcim i ri i klubit brazilian.

Kështu shkruan media vendase “lahora.cl”, duke shpjeguar se mesfushori po përgatitet për klaimin në Brazil, i parë si “hiti i merkatos së Amerikës së Jugut”.

Gjithashtu sipas mediave kiliane, për punë orësh Vidal do të transferohet te Flamengo. Ky është një lajm i mirë për zikaltërit pasi ata do të munden të lirohen nga paga e tij e lartë.