Victor Osimhen po luan me Nigerinë e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës. Kompeticion të cilin “Super Shqiponjat” nuk e fitojnë prej vitit 2013.
Sulmuesi i Napolit në Serie A dhe një ndër më të mirët në rolin e tij, ka folur rreth së ardhmes. 25-vjeçari është i sigurt se një ditë do të luajë në Premier League.
“Sigurisht që në të ardhmen do të luaj në Angli, një ditë do të transferohem në Premier League. Për momentin, unë kam plane të tjera në lidhje me karrierën time.
Gjithsesi, të gjithë do e marrin vesh se çfarë do të ndodhë kur të vijë momenti i duhur për të kryer lëvizjen e radhës”, shprehet Osimhen.
Bomberi nigerian shkëlqeu gjatë sezonit të kalur, duke ndihmuar Napolin me golat e tij të fitonte titullin kampion në Itali pas 33 vitesh.