Vetura të mërgimtarëve të cilat kishin mbetur të bllokuara afër pikës kufitare në Merdarë për shkak të barrikadave kanë filluar të hyjnë në Kosovë.
Kjo pasi pika në Merdarë është hapur për qarkullim sipas Policisë së Kosovës në ora 09:50, pas largimit të barrikadës në Krshumli.
Në fotografitë e bërë nga gazetari i Tëvë1, Arton Rama, i cili gjendet në kufirin me Serbinë në Merdarë, shihet se vetura me tabela nga Gjermania kanë hyrë në Kosovë.
E përveç veturave në Kosovë ka hyrë një numër i madh i kamionëve me mallra.
Përveç barrikadës afër pikës në Merdarë në territorin e Serbisë, deri tash nuk është larguar asnjë barrikadë në veri të vendit.
Në orët e mëngjesit janë djegur kamionët të cilët ishin vendosur si barrikadë tek ura në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dudës”.


