Lajme

Vetura shkeli vajzën 6-vjeçe në sheshin e Prishtinës, merret vendim për të dyshuarin

05/16/2022 08:56
nga:G B

Është arrestuar drejtuesi i automjetit që dyshohet se ka goditur një gjashtëvjeçare në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila ishte duke dretjuar biçikletën.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (fëmijë 6-vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit, është goditur nga një veturë me targa e vendore e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.