Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në Mazgit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci për Gazeta Blic.


