Lajme

Vetura nga Serbia qarkullon në Prishtinë pa “sticker”, me targa gjysmë të mbuluara

10/07/2021 21:52
nga:M K

Një veturë nga Serbia është parë duke qarkulluar në Prishtinë pa “sticker”, por me targa gjysmë të mbuluara.

Në pamjet e siguruara shihet se vetura me këto targa po lëviz në “Rrugën B” të kryeqytetit.

Ndryshe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, që nga e hëna qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre.

Sipas kësaj marrëveshje, nga data 4 tetor Kosova dhe Serbia do të vendosin sticker në targat e veturave për një periudhë prej gjashtë muaj, derisa të gjendet një zgjidhje për këtë.