Lajme

Vetura kaplohet nga flakët në Lluzhan të Podujevës

10/20/2024 21:43
nga:G B

Një veturë është djegur sonte në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa lexuesi që i ka dërguar pamjet ka thënë se rrugët ka hasur vetëm një patrullë të policisë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë por deri në këto momente nuk ka marrë përgjigje lidhur me rastin.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ky rast, apo edhe nëse ka të lënduar si pasojë e këtij zjarri.