Lajme

Vetura i shkel dy të reja në rrugën ‘Agim Ramadani’

06/28/2022 22:22
nga:Q R

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani, përkatësisht në lagjen Aktash.

Vetura ka goditur dy vajza, këmbësore të cilat kanë pësuar lëdime trupore – ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Rasti ka ndodhur rreth orës: 22:00.

GazetaBlic ka provuar të flasë me policinë, por nuk ka marrë përgjigje.