Lajme

Vetura i godet dy këmbësorë në Prishtinë

12/03/2021 18:47
nga:M K

Dy këmbësorë sot janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfimruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve”.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”,ka thënë Ahmeti.