Një këmbësor i moshës 75-vjeçare ka vdekur sot në Kopiliq të Skenderajt.
Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe këmbësori.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Njoftimi i plotë :
Aksident trafiku me fatalitet
Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.