Lajme

Vetura godet për vdekje një 70-vjeçare në Zhabar të Mitrovicës

12/04/2021 18:42
nga:M K

Një këmbësore është goditur për vdekje nga një veturë sot në Zhabar të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se bëhet fjalë për një 70-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se i dyshuari, shoferi i veturës që ka goditur të moshuarën është arrestuar.

“Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasësin e veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme.