Lajme

Vetura godet një trevjeçar në Durrës

10/02/2022 07:06
nga:G B

Një fëmijë i moshës tre vjeçare është goditur nga një makinë në Durrës.

Mësohet se drejtuesi i veturës ishte 43 vjeçar dhe aksidenti saktësish ka ndodhur në rrugën Maminas-Marikaj, raporton TCH.

Gjendja e fëmijët ende nuk dihet, por ai ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Policia njofton se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.