Lajme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, kjo është gjendja e tij

06/20/2021 14:29
nga:Q R

Mbrëmë rreth mesnatës një këmbësor është goditur nga një veturë duke marrë kështu lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

I lënduari është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull), ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash