Lajme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

06/30/2021 20:43
nga:M K

Një këmbësor është goditur nga vetura sonte në Prishtinë.

Nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, kanë bërë të ditur për se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.

“Sot rreth orës 19:40, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci; në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.

Tutje, Policia njofton se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Nga nesër mund të aplikohet për termin në Ambasadën e Gjermanisë për viza pune